Zjarr në Qendrën Botërore të Tregtisë, qindra persona të evakuuar

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 10:04 | Bota

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta në Hong-Kong, ku punojnë me qindra persona.

Zjarri ka rënë në katet e poshtme të ndërtesës 38-katëshe të Qendrës Botërore të Tregtisë, ndërkohë që deri në këto momente 300 persona janë evakuuar.

Një grua u dërgua me urgjencë në spital për shkak të problemeve në frymëmarrje, ndërkohë që vijon puna për fikjen e flakëve nga qindra zjarrfikës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ndërtesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos