Në fotogalerinë e mësipërme mund të shihni procesin e vaksinimit masiv që nisi mëngjesin e së dielës në Tiranë kundër koronavirusit.
Dy çadra të mëdha janë ngritur në sheshin kryesor të kryeqytetit për të vaksinuar të moshuarit e njoftuar më herët nga mjekët e familjes.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se planifikon të vaksinojë mbi 10 mijë persona në ditë kundër koronavirusit. (A2 Televizion)