Vala e dytë e koronavirusit godet Iranin?

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 17:34 | Bota
Vala e dytë e koronavirusit godet Iranin?

Është rikthyer sërish paniku nga pandemia e koronavirusit në Iran, pasi për të katërtën ditë autoritetet raportuan mbi 3000 raste të reja të infektuarish.

Shifrat e ditëve të fundit janë më të këqijat që nga nisja e pandemisë dhe autoritetet dyshojnë se kjo mund të jetë vala e dytë e virusit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit humbën jetën dhe 59 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 8071. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos