“Vala e dytë për shkak të masave të shpejta lehtësuese”, Von der Leyen: Jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milionë njerëz

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 14:44 | Bota
“Vala e dytë për shkak të masave të shpejta

"Shumë gjëra u bënë në mënyrë korrekte në valën e parë, por strategjitë e hapjes ishin shumë të shpejta. Masat u lehtësuan shumë shpejt dhe kjo është arsyeja pse ekziston vala e dytë, të cilën ne as nuk e dimë nëse do të jetë e fundit". Kështu është shprehur  presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ursula von der Leyen premton se BE do të jetë në gjendje të vaksinojë 700 milionë njerëz me një diapazon prej 20-50 milionë dozash, të shpërndara çdo muaj në bazë të marrëveshjeve me kompanitë farmaceutike.

"Në skenarin më të mirë të mundshëm marrëveshjet për blerjen paraprake të vaksinave anti-Covid "që kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë një varg midis 20-50 milionë dozash, të shpërndara, çdo muaj, kur kompanitë e para të jenë gati. Nëse të gjithë kandidatët që kemi për prodhimin e vaksinave janë të suksesshëm, në 2021 do të kemi 1 miliard e 220 milionë vaksina. Por edhe nëse të gjithë kandidatët dështojnë, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milionë persona", shtoi presidentja e Komisionit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos