Vala e rritjes së çmimeve, mund të shtrenjtohet edhe bileta në transportin ndërqytetas

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 19:29 | Sociale
Vala e rritjes së çmimeve, mund të shtrenjtohet edhe bileta

Vala e rritjes së çmimeve në vend mund të përfshijë edhe biletat e transportit ndërqytetas. Efekti zinxhir i humbjeve i shkaktuar nga pandemia, por edhe shtrenjtimi i karburantit pritet të përkthehet në më shumë kosto për xhepat e udhëtarëve.

Ngjashëm shprehen edhe operatorët e transportit ndërqytetas. Sipas tyre, në rast se humbjet nuk amortizohen me ndërhyrje nga qeveria, barra e kostove shtesë do bjerë mbi supet e përdoruesve të këtij shërbimi.

Tregu shqiptar, i cili mbështetet kryesisht tek importi, është i ekspozuar thuajse tërësisht ndaj rritjes së çmimeve, teksa 40 për qind e popullsisë në vend rrezikon të zhytet në varfëri të thellë. Shtrenjtimi i shumë produkteve dhe shërbimeve, sipas studiuesve të ekonomisë po nxitet nga kërkesa e pazakontë për konsum. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos