Vala Omicron, Muka: Me kalimin e dimrit do të kthehemi në normalitet, kjo situatë nuk vjen më

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 08:57 | Aktualitet
Vala Omicron, Muka: Me kalimin e dimrit do të kthehemi në normalitet,

“Ishte e pritshme që numrat të rriteshin, jemi në sezonin e dimrit dhe çdo virozë përhapet në këtë stinë. Omicroni mund të përhapet shpejt, por ka një ndikim më të ulët në sëmundshmëri. Aktualisht, një pjesë e madhe e popullatës së botës është vaksinuar ose ka krijuar imunitet natyror. Nuk duhet të fokusohemi shumë në rastet e reja, por shtrimet spitalore dhe ndërrimet e jetëve. Nëse unë sot jam i infektuar, por nuk kam simptoma, kjo nuk më bën të sëmurë”.

Kështu u shpreh epidemiologu Taulant Muka, teksa foli këtë mëngjes në "Dita jonë" në lidhje me valën Omicron dhe ecurinë e pandemisë.

Ai theksoi se situata aktuale nuk do të përsëritet më dhe sapo të kalojë dimri do të shkojmë drejt normalitetit. “Jam shumë optimist se me kalimin e dimrit do të kthehemi drejt një normaliteti. Mund të ketë ndërhyrje me masa të vogla gjatë vjeshtës së ardhshme, por jo në këto situata që jemi aktualisht”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/13/kreu-i-urgjences-tregon-se-kur-do-te-jete-kulmi-i-omicronit-ne-vendin-tone/
https://a2news.com/2022/01/13/rritja-e-infektimeve-brataj-shpjegon-pse-nuk-u-ndryshuan-masat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos