
Periudha e izolimit për persona asimptomatikë me Covid-19 do të përgjysmohet nga 10 më 5 ditë në SHBA.
Rekomandimi erdhi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e cila tha se kjo periudhë duhet të pasohet nga 5 mbajtje maske në praninë e personave të tjerë.
Siç thuhet, shumica e infektimeve ndodhin 2 ditë para dhe 3 ditë pas shfaqjes së simtomave. Masa pritet të lehtësojë problemet e shkaktuara nga mungesa e stafit për shkak të izolimit. Ekspertët thanë se rekomandimi motivohej nga shkenca.
“Nëse ke simptoma nuk duhet të dalësh, por në rastin e asimptomatikëve të infektuar, duam që të rikthehen në punë, veçanërisht në ato vende që janë thelbësore për të çuar përpara shoqërinë. Prandaj, mendoj se reduktimi i periudhës së karantinës ishte një zgjedhje e mirë dhe kujdesshme nga CDC”, tha Anthony Fauci.
Njoftimi vjen pasi më shumëse 200 mijë raste të reja u konfirmuan gjatë dy ditëve të fundit në të gjithë vendin. Rritja drastike e rasteve i faturohet variantit Omicron, i cili tani është dominues në vend.
Studimet fillestare sugjerojnë se Omicron është më i butë, por më ngjitës se variantet paraardhëse. Numri në rritje i të infektuarve ka shtuar presionin në një sërë industrish, përfshirë atë të udhëtimeve ajrore me mijëra fluturime të anuluara gjatë Krishtlindjeve. Ishin pikërisht drejtuesit e kompanive të mëdha ajrore që kërkuan reduktimin e periudhës së karantinës, ndërsa anulimet e fluturimeve vazhdojnë për të 4-tën ditë. (A2 Televizion)