Varësia nga energjia ruse, Britania do të ndërtojë 8 reaktorë të rinj bërthamorë

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 10:54 | Bota
Varësia nga energjia ruse, Britania do të ndërtojë 8

Britania e Madhe është duke planifikuar një strategji të re të furnizimit me energji elektrike, e cila parashikon ndërtimin e 8 reaktorëve të rinj bërthamor, të cilët do të vendosen në disa impiante ekzistuese.

Ky plan i cili ka si qëllim të rrisë pavarësinë energjetike të Britanisë dhe të frenojë uljen e çmimeve të faturave, gjithashtu parashikon rritjen e prodhimit të energjisë alternative, përmes erës, hidrogjenit apo dhe paneleve diellore.

Muajt e fundit, konsumatorët në Britaninë e Madhe janë duke u përballur me fatura tepër të larta të energjisë, për shkak të invazionit rus në Ukrainë, i cili rriti në nivele alarmante çmimet e gazit.

Sipas planit të qeverisë,  brenda vitit 2030, 95% e energjisë elektrike në Britani, duhet të vijë nga burime që përdorin sa më pak qymyrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos