
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqipe Mitrush Kuteli u organizua në Pogradec mbrëmja poetike "Vargje mbi Liqer" një bashkëpunim mes Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit dhe Bashkisë Pogradec.
Pogradecarë e të ftuar kanë ndarë në këtë mbrëmje mbresa, kujtime dhe diskutime mjaft interesante rreth Mitrushit dhe veprave të tij. E gjitha në një atmosferë magjike buzë liqenit.
Mbrëmja poetike krahas diskutimeve u shoqërua edhe me interpretime të poezive të Mitrushit dhe Lasgushit, të cilat përcollën edhe emocione të forta.
Vetëm pak ditë më parë Mitrush Kutelit iu akordua edhe titulli "Nderi i Akademisë së Shkencave" nga drejtuesi i saj Skënder Gjinushi. (A2 Televizion)