Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 15:54 | Aktualitet
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Ulet në 238 lekë/litri çmimi i naftës Bordi i Transparencës publikoi sot çmimet e reja të karburanteve.  Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të  jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i gazit të jetë 81  lekë/litër.

Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos