1461 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit në vend, por asnjë humbje jete

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 17:56 | Aktualitet
1461 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit në vend,

Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë, por numri i të infektuarve vijon të mbetet i lartë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit rezultojnë  1461 qytetarë të infektuar.

Në gjithë vendin janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3190 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1461 qytetarë, në këto bashki:

562 në Tiranë, 111 në Durrës, 65 në Shkodër, 64 në Vlorë, 53 në Fier, 46 në Elbasan, 45 në Lushnje, 43 në Berat, 39 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Gjirokastër, 28 në Lezhë, nga 26 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 19 në Krujë, 18 në Kurbin, 16 në Patos, 14 në Vorë, nga 12 qytetarë në Shijak, Himarë, Kuçovë, nga 11 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, 10 në Dimal, nga 8 qytetarë në Dibër, Roskovec, nga 7 qytetarë në Pukë, Kukës, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Kolonjë, Skrapar, Poliçan, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Përmet, Devoll, Librazhd, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mat, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, Pogradec, nga 2 qytetarë në Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Maliq, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Klos, Konispol.

Janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 419 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Korrik 2022)

Raste të reja ditore          1461

Të shëruar në 24 orë        419

Të shtruar në spitale          30

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                  3190

Testime totale               1,879,129

Raste pozitive                  293,917

Raste të shëruara              281,470

Raste Aktive                        8,930

Humbje jete                         3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,256

Durrës                    761

Fier                                          729

Vlorë                        476

Shkodër                                 357

Berat                                       318

Elbasan                   301

Gjirokastër                            238

Lezhë                        184

Korçë                         151

Dibër                            105

Kukës                            54 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos