Varhelyi: Nëse nuk bindim Bullgarinë për RMV-në, negociata vetëm me Shqipërinë

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 19:59 | Politikë
Varhelyi: Nëse nuk bindim Bullgarinë për RMV-në, negociata

Veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mund të shtrëngojë BE-në të mbajë Konferencës së parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë. Deri më tani dy vendet janë trajtuar gjithmonë bashkë, por Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një intervistë për Euronews  e ka lënë të hapur këtë mundësi.

Për Varhelyin, “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e parë ndërqeveritare. Kam shpresë se do të mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në qershor. Nëse përballemi sërish me vështirësi me Maqedoninë e Veriut, atëherë pyetja që ngrihet është, nëse mund të vazhdojmë para vetëm me Shqipërinë. Ky mund të jetë një opsion”.

Sipas burimeve, Komisioni Evropian pritet të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare gjatë samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, në muajin e qershorit.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/18/integrimi-shqiperia-nuk-ecen-prej-gjykates-kushtetuese-dhe-kodit-zgjedhor-bullgaria-bllokon-maqedonine-e-veriut/
https://a2news.com/2019/10/09/negociatat-bullgaria-i-vendos-kushte-maqedonise-se-veriut-ka-dy-kerkesa-per-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos