
Gjatë vizitës në Tiranë, ministrja e Austrisë për Europën dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler solli në vëmendje përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e pasaportës së vaksinimit, për lehtësimin e lëvizjes në vendet e BE-së.
Ideja u mirëprit dhe nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila deklaroi se po shqyrtohet mundësia e krijimit të certifikatës së vaksinimit.
Duke folur për procesin e integrimit në BE, ministrja Edtstadler shprehu dhe njëherë mbështetjen austriake për Shqipërinë.
Përballë Edtstadler, kreu i grupit negociator, Zef Mazi u shfaq optimist për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë brenda periudhës së presidencës së Portugalisë.
Mazi garantoi ministren austriake për angazhimin e Shqipërisë në reforma, ndërsa kërkoi që ky angazhim t’i përcillet dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit Europian. (A2 Televizion)