“Kam tjetër agjendë”, Manja reagon ndaj Metës: Synon të nxjerrë jashtë afatit trajtimin e kërkesës

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 13:54 | Politikë
“Kam tjetër agjendë”, Manja reagon ndaj Metës: Synon

Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve, ishte i ftuar mesditën e sotme në "Ditari" në A2, nga ku reagoi ndaj Metës, i cili nuk pranoi të paraqitej në komision, duke argumentuar se ka tjetër agjendë.

Manja u shpreh në A2 se Meta po tenton të nxjerrë jashtë afatit trajtimin e kërkesës. “Që nga dita kur është depozituar kërkesa e nismëtarëve për shkarkimin e presidentit Meta është hedhur teza që ligji për komisionet hetimore e ndalon ngritjen e komisioneve hetimore 4 muaj përpara mbarimit të mandatit të parlamentit ekzistues. Në fakt kushtetuta e sqaron shumë qartë, se mandati i këtij parlamenti përfundon më 9 shtator. Afati tjetër që ka neni 65 thotë se, kuvendi i Shqipërisë, 60 ditë përpara mbarimit të mandatit nuk mund të miratojë projektligje me shumicë të cilësuar. 9 korrik, 9 shtator, i bie 60 ditë. Pse presidenti, në vlerësimin tonë, nuk u paraqit sot në Komisionin e Ligjeve, apo tentoi ta nxjerrë jashtë afatit trajtimin e kërkesës. Më 9 maj të këtij viti, fillon numërimi mbrapsht i 4 muajve të fundit të këtij mandati. Nxitimi ka të bëjë me respektimin e procedurës parlamentare”.

https://a2news.com/2021/05/06/komisioni-i-ligjeve-e-therriti-ne-seance-degjimore-meta-refuzon-kam-tjeter-agjende/

Por kush do të jetë lëvizja e mazhorancës? “Nesër, parlamenti do të votojë propozimin e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor me një afat që do ta përcaktojë vendimi i kuvendit. Kjo do të ndodhë para datës 9 korrik”, u shpreh Manja në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos