Zjarri në Tepe të Shkodrës, kreu i zjarrfikëses: Ishte i qëllimshëm

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 10:24 | Aktualitet
Zjarri në Tepe të Shkodrës, kreu i zjarrfikëses: Ishte i

Ndonëse vëmendja në këto ditë të nxehta është përqendruar në Vlorë dhe Gjirokastër, vatra zjarri ka pasur edhe në veri të vendit.

Më i fundit ka qenë ai që ka rënë mbrëmjen e së mërkurës, në kodrat e Tepes, pranë qytetit të Shkodrës. Zjarri u shfaq rreth orës 21:45 minuta, duke marrë për pak minuta përmasa të konsiderueshme.

Përveç flakëve që rrezikuan banesat, reja e tymit mbuloi qytetin e Shkodrës në mbrëmje. Ndërhyrja e menjëhershme, fillimisht e banorëve të zonës dhe më pas e forcave zjarrfikëse, bëri që fatmirësisht zjarri të lokalizohej dhe në orët e para të mëngjesit të fikej plotësisht.

Drejtori i zjarrfikëses së Shkodrës ka një apel për situatën e zjarreve, ku përveç ndërgjegjësimit të njerëzve, i apelon Drejtorisë së Policisë së Shkodrës për më tepër vigjilencë ndaj këtyre zjarreve të qëllimshme.

Kryezjarrfikësi i Shkodrës nuk ka lënë pa përmendur as numrin e vogël të efektivëve të repartit zjarrfikës, të cilët po përballojnë një situatë të vështirë me zjarre dhe që po përsëritet thuajse çdo vit.

Fatmirësisht, vatrat e zjarreve edhe në zona të tjera në veri të vendit nuk kanë rrezikuar banesat apo njerëzit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos