Prej 10 vitesh 17 dhjetori në Korenë e Veriut është një ditë zie për shkak të vdekjes së ish-liderit Kim Jong II, regjimi i të cilit u pasua nga djali i tij Kim Jong Un.
Mediat e huaja kanë rikthyer sërish në vëmendje këtë ngjarje, pasi mësohet se qytetarët janë njoftuar që për 11 ditë nuk duhet të shprehin shenja lumturie apo gëzimi për shkak të periudhës së zisë.
Gjithashtu në këto ditë përkujtimore në Korenë e Veriut ndalohet dhe konsumimi i alkoolit.
Kim Jong Il sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në 2011 dhe u pasua nga djali i tij i tretë Kim Jong Un. (A2 Televizion)