
Në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili është duke u mbajtur këtë të shtunë ku do të zgjidhet kryesia e re e partisë, Sali Berisha u shpreh se sot mbyllet një proces i gjatë procedurash.
Berisha u shpreh se në këtë proces, PD ia ka dalë të jetë sot opozita e vërtetë e vendit.
“Kjo është një mbledhje shumë e rëndësishme për të zgjedhur forumin drejtues të PD-së për 4 vite në vazhdim. Ky përbën një moment tepër të veçantë dhe shënon përfundimin me sukses të një procesi të vazhdueshëm procedurash, aktesh, kuvendesh, referendumesh, të papara ndonjëherë në këtë parti, unike në historinë e një force politike.
Në këtë proces, ne ia dolëm të jemi sot opozitë e vërtetë, të jemi sot më të vendosur se kurrë në misionin tonë”, tha Berisha. (A2 Televizion)