Vdekja e Maradonës, nën hetim psikologu dhe dy infermierë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 11:52 | Futboll
Vdekja e Maradonës, nën hetim psikologu dhe dy infermierë

Ndërsa vazhdon hetimi për shkaqet e vdekjes së legjendës së futbollit, Diego Maradona çështja bëhet gjithmonë e më komplekse dhe nuk mungojnë të papriturat.

Kështu edhe një psikolog dhe dy infermierë janë vendosur në hetim për vdekjen e yllit të futbollit Diego Maradona, konfirmon CNN.

Psikologu Carlos Diaz, dhe infermierët Gisela Madrid dhe Ricardo Almirón mohuan të kishin treguar pakujdesi dhe neglizhencë në trajtimin e Maradonës.

Nën hetim për shkaqet e vdekjes së Maradonës janë dhe neurokirurgu Leopoldo Luque dhe psikiatrja Agustina Cosachov.

Maradona, i cili vdiq në moshën 60-vjeçare, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos