Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e reperit 21 vjeçar Juice Wrld, dy ditë më parë në aeroportin e Çikagos. Sipas autoriteteve, këngëtari i njohur pësoi një krizë epilepsie që e çoi në atak kardiak ndërsa policia kontrolloi avionin dhe bagazhet e tij për lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Policia dhe agjentët federale ishin duke pritur në hangarin e Atlantic Aviation që avioni privat i 21-vjeçarit të mbërrinte, pas të dhënave që kishte marrë se po kontrabandonte sende të jashtëligjshme.
Dhe ndërsa oficerët po kontrollonin bagazhet e tij dhe të shoqëruesve, 21 vjeçari u ndje keq dhe pësoi konvulsione. Një nga agjentët bën me dije se shokët e Juice Wrld, emri i vërtetë i të cilit është Jarad Higgins” i kishin thënë se ylli i “Lucid Dreams” kishte marrë disa “medikamente të panjohura” përpara se të ndihej keq.
Gjatë kontrolleve të bagazheve, policia zbuloi se në avionin e reperit transportoheshin mbi 30 kg marijuanë, armë zjarri pistoletë dhe municione. (A2 Televizion)