
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një 67 vjeçar humbi jetën aksidentalisht në varreza.
Aksidenti ndodhi në varrezat e fshatit Shkjezë në Bushat. Shtetasi N.Th, 67 vjeç po transportonte një pllakë guri kur është penguar dhe për pasojë ajo i ka rënë në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje. (A2 Televizion)