
Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur aktori i njohur i Hollywood, Ray Liotta. Ylli i filmave “Goodfellas” dhe “Field of Dreams,” u gjet i vdekur në shtratin e tij në Republikën Domenikane.
Sipas TMZ, 67 vjeçari ndodhej në ishullin ekzotik për të realizuar filmin e tij më të fundit “Dangerous Waters”, që do të dilte në kinema brenda këtij viti.
Shkaqet e vdekjes së aktorit Liotta janë ende të paqarta. (A2 Televizion)