Vdes njeriu më i vetmuar në botë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 17:41 | Bota
Vdes njeriu më i vetmuar në botë

Autoritetet në Brazil njoftojnë vdekjen e anëtarit të fundit të një grupi indigjenësh, i cili kishte jetuar përgjatë gjithë kohës i izoluar nga pjesa tjetër e njerëzimit.

Burri, emri i të cilit nuk dihej, kishte jetuar vetëm për 26 vitet e fundit.

Ai njihej si Njeriu i Gropave, sepse hapte vrima të thella në tokë si gracka për të kapur kafshë, ndërsa disa të tjera i përdorte për tu fshehur.

Trupi i tij u gjet pranë vendit ku strehohej dhe mbi të nuk kishte shenja dhune.

Burri ishte i fundit i një grupi indigjen, 6 anëtarët e tjerë të mbetur të të cilit u vranë në vitin 1995. Grupi jetonte në zonën indigjene Tanaru në shtetin Rondonia, i cili kufizohet me Bolivinë.

Shumica e fisit të tij mendohej se ishte vrarë në vitet 1970 nga fermerët që donin të zgjeronin tokën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos