Veliaj dhe Berisha nuk pranojnë pajtimin! Përballja në gjyq për shpifje shtyhet më 2 qershor

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 10:29 | Politikë
Veliaj dhe Berisha nuk pranojnë pajtimin! Përballja në gjyq

Gjykata e Posaçme shtyn për më 2 qershor përballjen për "shpifje" të Erion Veliajt, kundër Sali Berishës.

Në seancën e sotme për të cilën gjykata kishte urdhëruar shoqërim të detyrueshëm të Berishës, ish-kryeministri u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso e Ledio Nuraj.

Palët nuk kanë pranuar ta zgjidhin çështjen me pajtim.

Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar kryebashkiakun se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin. Sipas tij, gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, Veliaj ka bërë udhëtime të herëpashershme në Teheran. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/08/padi-ndaj-berishes-per-shpifje-veliaj-ne-gjkko/

A2 CNN Livestream

Latest Videos