Veliaj në lagjen e tij, nga Njësia 13 kërkon votën e djathtëve dhe votuesve të rinj

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 20:05 | Politikë
Veliaj në lagjen e tij, nga Njësia 13 kërkon votën e

Erion Veliaj ka shkuar në lagjen e tij, në njësinë 13 në Tiranë, për t`u kërkuar edhe demokratëve votën në 14 maj. Nga zona mw tekanjoze, siç i cilësoi kandidati socialist lagjet e reja pranë kopshtit zoologji dhe Liqenit të Thatë, Veliaj premtoi vijimin e investimeve për të gjithë banorët pa dallime politike.

“Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak”.

Erion Veliaj kishte një mesazh edhe për të rinjtë që në 14 maj votojnë për here të parë. Kandidati socialist iu përgjigj akuzave të rivalit të tij Belind Kelliçi për çështjen e parkimit.

Nga njësia 13, Veliaj ka folur për bllokimin e projektit të kopshtit botanik, bllokim pas të cilit Veliaj sheh përsëri Partinë Demokratike.

“Votoni skuadrën tonë, të çunave dhe gocave të lagjes suaj, të mëhallës suaj, që janë rritur në këtë qytet e që përfaqësojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë e të një skuadre që do ta çojë Tiranën përpara”.

Veliaj tha se së shpejti do të hapet tregu publik agro-ushqimor në Farkë. Në njësinë 13 do të vijojnë investimet ne infrastrukturë, ndërsa e ardhmja e zhvillimit të Tiranës do të jetë zona e Bulevardit të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos