
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Tropojës, ku kërkoi votat e tyre për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Mediu para të rinjve të Tropojës theksoi se ky është momenti i tyre në mbarë Shqipërinë dhe është koha që të marrin në duar fatin e tyre.
“Qeveria po përdor çdo mjet për të na thyer dhe manipuluar, duke bërë presion, duke varfëruar e shpopulluar, duke luftuar kundër lirisë sonë. Pa liri nuk ka jetë, pa besim nuk ka të ardhme, pa familje nuk ka komb dhe këto vlera të jashtëzakonshme ne duhet t’i mbrojmë. Ata që na ka fal Zoti ne nuk mund ta lëmë ta shkatërrojnë njerëzit e pushtetit. Prandaj çdo votë republikane do të jetë dhe votë për Besnik Dushën. Të shkojmë tek çdo familje, tek çdo tropojan për të votuar më 14 Maj dhe për të fituar kundër varfërisë, shpopullimit dhe shkatërrimit të familjes dhe Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij në këtë takim, Fatmir Mediu. (A2 Televizion)