PS fushatë në Belsh, Rama sulmon Luçiano Boçin: Gënjen më shumë se Luli

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 12:39 | Politikë
PS fushatë në Belsh, Rama sulmon Luçiano Boçin:

Kryeministri Edi Rama nga Belshi kërkoi votën e qytetarëve me 14 maji, por në retorikën e tij politike nuk munguan as sulmet ndaj kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçin për të cilin thotë se është një zar i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Për ta Rama thotë se kanë hallet e tyre personale dhe nuk e kanë mendjen te problemet e njerëzve. Për Luçiano Boçin, Rama thotë se i kujton Lulzim Bashën, por në ndryshim nga Basha, sipas kryeministrit Boçi fle më pak gjumë dhe kështu gënjen më shumë.

Rama thotë se Boçi i kujton edhe filmin ‘Zonja nga qyteti’’, pasi sipas tij është i vetmi kandidat në historinë e zgjedhjeve në botë që firmos një kontratë me statusin kryebashkiaku i ri për të sjellë 400 mln investime në Elbasan, nga një kompani që nuk figuron asgjëkund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos