Rezultati i zgjedhjeve, Meta: Kemi hyrë për të fituar, por respektojmë vullnetin e popullit

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 15:34 | Politikë
Rezultati i zgjedhjeve, Meta: Kemi hyrë për të fituar, por

Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve, ai do të pranohet nga Ilir Meta. Kryetar i Partisë së Lirisë u pyet gjatë një konference për shtyp mbi objektivin e zgjedhjeve ku nënvizoi se synimi është fitorja, por rezultati do të respektohet.

“Të 61 kandidatët janë për të fituar, nuk ka numër në këtë garë. Natyrisht ne e vlerësojmë, ne respektojmë vullnetin e popullit, por në këtë garë kemi hyrë për të fituar”, tha Meta. 

Sipas Ilir Metës pushteti vendor do të çlirohet në 14 maj dhe ndërkombëtarët do të informohet mbi situatën në Shqipëri.

“Gjithçka ka vetëm një shpjegim, krizën e jashtëzakonshme nga fakti që më në fund e vërteta do të dalë sheshit. Në Shqipëri e anembanë botës. Të mos harrojmë që atë ditë kamerat do të jenë të instaluara në Shqipëri dhe do ta kuptojnë që ky është një regjim autokratik”, theksoi kreu i PL-sw.

Meta e mbylli konferencën duke nënvizuar se ndryshimi do të vijë duke mbështetur kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” në 14 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos