Vendoret e 14 majit, Berisha prezanton kandidatët e koalicionit në Pukë dhe Fushë-Arrëz  

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 21:38 | Politikë
Vendoret e 14 majit, Berisha prezanton kandidatët e koalicionit në

Zgjedhjet e 14 majit për Sali Berishën shkojnë përtej interesave lokale, pasi, sipas tij, rezultati i votimeve do të ndryshojë edhe qasjen e qytetarëve ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Nga Puka dhe Fushë-Arrëzi, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha kërkoi votën e banorëve të kësaj zone.

Bashkëpunëtorët e kryeministrit në Shkodër ishin në qendër të sulmeve politike të Sali Berishës: “Ajo Elisa do të përgjigjet para ligjit. Tom Doshi është ushtar i së keqes, vjedh dhe shpërndan para”.

Në Fushë-Arrëz dhe Pukë ai u shpreh se kandidatët e mazhorancës kanë probleme me drejtësinë.

Për vendoret e 14 majit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Berisha dhe Meta garon me Rrok Dodaj në Pukë, ndërsa në Fushë-Arrëz me Hil Currin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/30/berisha-nga-fushe-arrezi-shqiptaret-ikin-nga-dhimbjet-e-urise-dhe-lotet-e-mjerimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos