Vendet që do të vuajnë më shumë nëse Rusia mbyll rubinetin e gazit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 17:30 | Bota
Vendet që do të vuajnë më shumë nëse Rusia mbyll

Nuk është sekret që Evropa është kryesisht e varur nga gazi rus. Sipas Eurostat, 38,7% e gazit natyror të importuar nga Evropa në vitin 2021 erdhi nga Rusia. Për këtë arsye, “Kontinenti i vjetër” ka frikë se mos Kremlini vendos të ndërpresë plotësisht furnizimin. Çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të mbyllte rubinetin?

Presidentja e Komisionit Evropian, Úrsula von der Leyen, ka paralajmëruar tashmë se ne duhet të jemi “të përgatitur për më të keqen”. Për këtë arsye, Evropa e ka ulur tashmë varësinë e saj nga gazi rus në 20%, sipas qendrës së studimeve ekonomike Bruegel. Por kjo nuk mjafton. Dimri po vjen dhe kërkesa për gaz do të rritet sërish.

https://a2news.com/2022/07/11/rusia-mbyll-rubinetin-per-mirembajtje-europa-mbetet-pa-gaz/

Disa vende evropiane do të vuanin më shumë se të tjerat nga mungesa e gazit rus. Nëse Moska më në fund vendos të mbyllë rubinetin, ulja e kërkesës mund të arrijë në 54% në rastet më ekstreme, domethënë në Finlandë, Estoni, Lituani dhe Letoni, sipas Bruegel. Pas tyre, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Kroacia dhe Serbia do të shfaqnin një ulje prej 49%.

Këto dy do të ishin blloqet kryesore që do të vuanin pasojat e mungesës së gazit rus. Pjesa tjetër e grupeve do të shihnin një ulje të ofertës midis 29% dhe 21%, me Gjermaninë në krye dhe Danimarkën ose Suedinë, me rreth 20%. Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda do të duhet të zbutin konsumin e tyre me 16%, ndërsa Italia do ta bënte këtë me 9%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos