Vendi i vetëm në botë ku numri i turistëve u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 18:53 | Bota

Pandemia e koronavirusit ka shkatërruar industrinë e turizmit, pasi hotelet, restorantet dhe linjat ajrore anembanë botës po ulin në mënyrë dramatike kostot ndërsa përpiqen të mbijetojnë.

Por ka një vend në planet ku ka pasur më shumë turistë gjatë pandemisë sesa në kushte normale. Ishujt Chatham, arkipelagu i largët i Oqeanit Paqësor është teknikisht pjesë e Zelandës së Re.

Ndërsa kufijtë e Zelandës së Re mbeten kryesisht të mbyllur dhe vendasit këshillohen që të mos udhëtojnë jashtë shtetit në këtë kohë, ishujt Chathams, janë bërë “vendi perfekt” për një arratisje për vendasit.

Në një vit tipik, Chathams ka rreth 2,000 turistë por në vitin 2020 kjo shifër është shumëfishuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos