
Futbolli grek ka marrë një goditje të rëndë teksa federata vendase ka përjashtuar skuadrën e OFI Kretë nga elita, për shkak të trukimeve.
Vendimi është marrë në saj të hetimeve për ndeshjen e një viti më parë mes OFI Kretës dhe Iginiakos në kohën kur të dyja skuadrat militonin në kategorinë e dytë greke, ndeshje e fiksuar në rezultatin 6-0.
Ndëshkimi është maksimal teksa, OFI do të zbresë në ligën e dytë, ndërsa Iginiakos në të tretën. Skuadrat do të nisin sezonet e ardhshme me 6 pikë më pak dhe do të gjobiten me nga 300 mijë euro.
Ndërsa presidentët e të dyja skuadrave veç gjobës personale prej 60 mijë eurosh, janë përjashtuar përjetësisht nga futbolli. (A2 Televizion)