Vendimet e kryesisë, Veliaj do të drejtojë përkohësisht socialistët në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 11:31 | Politikë
Vendimet e kryesisë, Veliaj do të drejtojë përkohësisht

Zbardhen vendimet e mbledhjes së sotme të kryesisë së Partisë Socialiste. Sipas informacioneve, në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, do të drejtojë përkohësisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës. Veliaj zëvendëson në detyrë Ervin Bushatin, i cili nuk arriti të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë, Lindita Nikolla do të jetë e deleguar për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Delina Ibrahimi në njësinë Nr.5 në Tiranë, Mimi Kodheli në njësinë Nr.8, Tiranë, Blerina Gjylameti në Nr.4, Tiranë, në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë, Paulin Sterkaj në Nr.11 në Tiranë, Ornaldo Rakipi delegohet për  Bashkinë e Vorës.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes, ku ndër të tjerat raportoi për punën e sekretariatit të ri dhe ecurinë e detyrave, Damian Gjiknuri u autorizua të caktojë grupin e punës për ndryshimet statutore në parti.

https://a2news.com/2021/10/15/rama-pas-mbledhjes-se-kryesise-deputetet-jo-zyra-pune-behemi-gati-per-vendoret-2023/

Në një deklaratë për mediat, Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme. Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së është vendosur hapja e partisë ndaj prurjeve të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos