Vendimi i Këshillit të BE për liberalizimin e vizave me Kosovën, Presidenti Begaj: I merituar!

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 14:53 | Kosova
Vendimi i Këshillit të BE për liberalizimin e vizave me

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në hapësirën “Shengen”.

Begaj uron që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor! Një vendim shumë i merituar!” (A2 Televizion)

Reagimi i Presidentit Bajram Begaj
https://a2news.com/2023/03/09/keshilli-i-be-i-jep-driten-jeshile-liberalizimit-te-vizave-per-kosoven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos