
Shkollat e minoritetit në vendin tonë ndryshe nga shkollat e tjera publike nuk do të lejohen të bëjnë mësim me klasa kolektive.
Favorizimi për këta nxënës ka ardhur me një vendim të posaçëm të Ministrisë së Arsimit, të disa javëve më parë.
Kushtet e mira në shkollat e minoritetit në jug të vendit ka bërë që ndryshe nga institucionet e tjera arsimore në vend, të shënohet rritje e numrit të nxënësve.
Ndërkohë, vetëm në qarkun e Gjirokastrës janë 11 shkolla që këtë vit arsimor do të zhvillojnë mësim me klasa kolektive, ku përveç mangësive në mësim, nxënësit duhet të udhëtojnë me kilometra të tërë për të vajtur në shkolla (A2 Televizion)