Vendimi për Dritan Dajtin, Gjonaj: Aferë korruptive, skandal i patolerueshëm

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 13:36 | Aktualitet
Vendimi për Dritan Dajtin, Gjonaj: Aferë korruptive, skandal i

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli mesditën e sotme në një konferencë për mediat lidhur me vendimin e gjykatës për Dritan Dajtin, i cili i shpëtoi dënimin me burgim të përjetshëm.

https://a2news.com/2019/02/08/dritan-dajti-i-shpeton-burgimit-te-perjetshem/

“Kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Skandal i patolerushëm i gjyqtarëve. Ndajmë me publikun revoltën e çdo qytetari. Ky vendim ka ardhur nga elementë ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut. Prej 48 orëve kemi punuar për të adresuar një skandal të papranueshëm, të përmasave të pa tolerueshme, që dhanë vendimin në kundërshtim me ligjin. Ky lajm i shëmtuar nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu. Nuk pajtohemi me rastin, por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e katër dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, të mungesës së integritetit dhe profesionalizimit, të disa gjyqtarëve që meritojnë vetëm përbuzje. Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Qeveria nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë, por në raste të tilla papërgjegjshmëri nuk mund të rrijë pa reaguar në të gjitha format ligjore. Kjo drejtësi në reformim e sipër, na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë. Vetëm përfundimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe pastrimi nga ata që ulën dënimin për vrasësin e katër policëve është rruga për të ndaluar këto vendime të paligjshme. Ministria e Drejtësisë do i drejtohet KLGJ-së për procedimin disiplinor të gjyqtarëve për këtë rast të paprecedent”, tha ministrja Gjonaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos