Vendimi për kanabisin, Berisha: Legalizohen vrasjet, rrënohet reputacioni i shqiptarëve

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 13:25 | Politikë
Vendimi për kanabisin, Berisha: Legalizohen vrasjet, rrënohet

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një konferencë për mediat se është absolutisht kundër legalizimit të kanabisit në Shqipëri, një vendim që pritet të merret nga qeveria pas publikimit të rezultateve të anketimit në Këshillimin Kombëtar.

“Ky vendim është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve dhe popullatës, rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të identitetit të shqiptarëve, reputacionit të tyre”, tha Berisha.

https://a2news.com/2022/04/07/ajo-qe-qytetaret-kane-thene-do-te-behet-rama-do-te-legalizojme-kanabisin-per-qellime-mjekesore/

“Si mjek, jam plotësisht i vetëdijshëm që vaji i kësaj bime, apo nënprodukte të tjera përdoren për lehtësimin e disa rrethanave, si ankthit e dhimbjeve. Në këtë kontekst, të dhëna nga mjeku, nuk kam ndonjë kundërshti. Por studime të gjëra, të universiteteve më prestigjioze të botës dhe të fundit, kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Të legalizosh kanabisin në Shqipëri, vend i etiketuar në mënyrë të përsëritur si “Kolumbi e Europës”, apo “Kanabistan”, do të thotë ta bësh kanabisin, simbol të Shqipërisë, e cila, vetëm në biodiversitetin e saj, në speciet e bimëve aromatike, ka bimë dhjetëra herë më të kushtueshme se kanabisi, me të cilat mund të ngrihet një industri e fuqishme kozmetike. Por Edi Rama zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos