
Qeveria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore, pasi mori mbështetjen e pjesës më të madhe të qytetarëve përmes mekanizmit të Këshillit Kombëtar. Në shpalljen e rezultateve për 12 pyetjet mbi të cilat kishte kërkuar këshilla, kryeministri Rama njoftoi se mendimi i 300 mijë qytetarëve mbi këtë temë do të vërë në lëvizje mazhorancën qeverisëse.
Një tjetër ndryshim ligjor që do të prodhohet nga këshillimi kombëtar, është dhe formalizimi i parave të padeklaruara të emigrantëve, duke i lehtësuar këtyre të fundit sjelljen e kursimeve në Shqipëri.
A2 CNN e pyeti kryeministrin përse nuk ndjek gjithashtu këshillën e qytetarëve që kërkojnë lehtësimin e barrës fiskale mbi karburantin dhe produktet bazë të shportës.
I pyetur mbi pagesat e inceneratorëve që vijojnë të dalin nga buxheti i Shtetit, Rama tha se edhe dëshironte që ato të ndalnin, por kjo nuk mund të bëhej pa një vendim gjykate të formës së prerë, pasi do të shkaktonte probleme të tjera ligjore. (A2 Televizion)