
Partia Demokratike e Kosovës refuzon takimin me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borell.
Kryetari Kadri Veseli kritikoi Brukselin duke thënë se po dëmton dialogun me Serbinë, ndërsa kërkoi që bisedimet të mos rinisin pa u formuar qeveria e re.
“Lidhur me takimin e sotëm, të thirrur nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë mes përfaqësuesit të lartë Borrell me udhëheqësit e partive politike. Unë si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe PDK nuk do të marrim pjesë në këtë takim. Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet dhe si alarm se procesi i dialogut gjatë viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qëndrimit më proaktiv dhe determinues të Bashkimit Evropian, si ndërmjetëse e këtij procesi”, u shpreh Veseli. (A2 Televizion)