
Pedofili 24-vjeçar, Alvin Tuitt, është dënuar me 10 vite burg për përdhunimin e një vajze të mitur, vetëm 12 vjeç, në një tualet në Maryland vitin e kaluar.
Alvin Tuitt përndoqi viktimën e tij, e cila po udhëtonte nga stacioni i trenit në Maryland në Newham për në King's Cross, më 10 tetor të vitit të kaluar. Pasi iu afrua, ai i dha asaj një karikues telefoni, madje i pagoi edhe biletën e trenit. Ai e shoqëroi atë në udhëtim dhe pasi zbritën e përdhunoi në tualetin e personave me aftësi të kufizuara.
Vajza e denoncoi atë në polici në të njëjtën ditë dhe pedofili u vu në pranga. Gjykatësi në Inner London Crown dha vendimin këtë javë duke e dënuar Tuitt me 10 vjet burg për përdhunim.
“Viktima ishte vetëm 12 vjeç dhe totalisht e pambrojtur. Ajo ka qenë e guximshme për t’i treguar gjithçka policisë”, tha hetuesi Mark Pink.
Pavarësisht dënimit me 10 vite burg, shumë komentues janë shprehur të irrituar në rrjetet sociale dhe kanë kërkuar një dënim më të ashpër për autorin e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)