Vetëm 3 raste me koronavirus, Shangai anulon fluturimet dhe mbyll shkollat

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 08:44 | Bota
Vetëm 3 raste me koronavirus, Shangai anulon fluturimet dhe mbyll shkollat

Mbi 500 fluturime janë anuluar, disa shkolla janë mbyllur dhe udhëtimet turistike janë pezulluar në Shangai, pas zbulimit të 3 rasteve të koronavirusit, ndërsa Kina vazhdon politikën e saj të rreptë "zero-Covid", edhe në funksion të Lojërave Olimpike Dimërore të shkurtit.

Pekini ka arritur të kontrollojë përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të tij përmes kufizimeve të udhëtimit dhe bllokimeve të papritura, por muajt e fundit, shpërthimet e shpeshta të virusit kanë vënë në provë strategjinë e tij të tolerancës zero.

Pozitivë kanë rezultuar tre miq që u kthyen javën e kaluar nga qyteti i afërt i Suzhou. Ata ishin të gjithë të vaksinuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos