Vetëm 6 pengesa larg titullit, Interi mund dhe Spezian

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 21:01 | Futboll
Vetëm 6 pengesa larg titullit, Interi mund dhe Spezian

Interi ka fituar me rezultatin 1-3 në transfertën përballë Spezia në ndeshjen e 32 të kampionatit italian të futbollit Serie A.

Zikaltërit dominuan tërësisht takimin duke treguar edhe njëherë një formë të mirë dhe synimin e tyre kryesor për të fituar kampionatin për të dytën herë radhazi.

Brozoviç, Martinez dhe Sanchez ishin ata që i dhanë tre pikët e radhës Inter, ndërsa në krahun tjetër shkurtoi rezultatin Maggiore.

Shqiptari Rey Manay luajti për 70 minuta në këtë takim, por nuk pati mundësi të linte shenjë, ndonëse zhvilloi një ndeshje të pëlqyeshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos