“Story” i Mbappe që po bën të ëndërrojnë tifozët e Juves

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 13:51 | Futboll

Kylian Mbappe te Juventus? Kjo është pyetja që po qarkullon së fundmi në botën e futbollit e veçanërisht te tifozët bardhezi. Në pamje të parë, ky transferim duket jashtë çdo logjike, por postimi i fundit i futbollistit francez ka shkaktuar jo pak polemika dhe diskutime.

Në faqen e tij zyrtare në Instagram, Mbappe ka postuar një foto ku shkruhet “Zebra, po vij”. Kjo ka shkaktuar zhurmë të madhe në media, ndërsa vetë Mbappe nuk preferoi të zbulonte më shumë detaje.

Kaq ka mjaftuar që tifozët bardhezi të mbushin me mesazhe yllin e Paris Saint Germain për të mësuar diçka më shumë. Në fakt, në letër apo shifra ky transferim duket i pamundur, e aq më tepër që “Zonja e Vjetër” nuk i ka arritur pritshmëritë e sezonit. Mbappe mund të largohet falas në fund të sezonit nga PSG, por dhe në këtë rast për të bindur futbollistin 23-vjeçar duhen shumë para, duke nisur nga komisionet e deri te paga e tij, shifra që skuadra italiane aktualisht nuk mund t’i përballojë dot.

Në mediat italiane raportojnë se postimi i Mbappe ka të bëjë më një fushatë publicitare, por as kjo nuk mjafton për të qetësuar tifozët e Juvetusit, të cilët kanë nisur ta ëndërrojnë atë përkrah Vlahovic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos