24 qershor-1 korrik, rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

Nga A2 CNN
11 Qershor 2023, 08:20 | Aktualitet
24 qershor-1 korrik, rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar i

Rikthehet nga data 24 qershor deri në 1 korrik Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm në Facebook, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit ky festival është rigjallëruar me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos