Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj deklaroi se amendamentet e dorëzuara nga ana e PD nuk janë një bashkëpunim me PS, por janë çështje që do të diskutohen. Në një komunikim për mediat nga selia blu, i pyetur nga gazetarët nëse i shkel të drejtat e njeriut drafti për vettingun e politikanëve, ai tha se është përdorur i njëjti standard si në vettingun e magjistratëve, prokurorë dhe gjyqtarë, dhe nuk ka asnjë arsye që politikanët të përdorim një standard tjetër. (A2 Televizion)
Vettingu i politikanëve, Rushaj: I njëjti standard si për prokurorët dhe gjyqtarët
