Shpesh herë kur kemi shumë valixhe gjatë udhëtimeve me makinë shndërrohemi në arkitektë amatorë, ku përllogarisim me centimetra dimensionet madje dhe pjerrësinë e tyre.
Por shoferi i filmuar në qytetin e Radauti, në Rumaninë verilindore, i ka tejkaluar limitet.
Dikush ka arritur të filmojë një furgon të bardhë në bagazhin e të cilit ndodhej një automjet i tipit BMW, i rrotulluar 45 gradë nga pozicioni normal. Një pozicion aspak normal, i detyruar nga fakti se ishte mënyra e vetme për të transportuar mjetin, ndoshta me defekte. (A2 Televizion)