Video e dhimbshme, në kërkim të "ëndrrës amerikane"

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 12:37 | Bota

Mediat amerikane kanë publikuar në orët e fundit disa pamje të dhimbshme të mijëra emigrantëve të paligjshëm që përpiqen të hyjnë fshehurazi në territorin amerikan.

Të pandalur përballë çdo pengese që iu del përpara, emigrantët të rreshtuar për një, shihen teksa tentojnë lumin Rio Grande për të hyrë më pas në Teksas.

Për gazetarin e Fox News, ky është grupi më masiv me emigrantë që ka parë ndonjëherë ndërsa ecin në drejtim të "ëndrrës amerikane".

Agjentët kufitarë ndaluar një numër rekord emigrantësh në muajt e fundit. Ndërsa burimet janë pakësuar, shifrat e emigracionit vazhdojnë të rriten. (A2 Televizion)

https://twitter.com/BillFOXLA/status/1547211238794461185

A2 CNN Livestream

Latest Videos