
A2 CNN ka siguruar pamjet e momentit kur furgoni i policisë është vënë në ndjekje të një prej automjeteve nga u qëllua me armë zjarri pasditen e së premtes në Vlorë.
Nga të dhënat e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri nga dy automjete në lagjen "10 korriku", ndërsa më pas, policia ka gjetur një makinë "Benz", jo larg nga vendi i ngjarjes, e cila është qëlluar me një plumb në xhamin e parë.
Deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar. (A2 Televizion)