Vidhet kompania ku punonte, pranga rojës në Durrës që nuk njoftoi Policinë

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 08:56 | Aktualitet
Vidhet kompania ku punonte, pranga rojës në Durrës që nuk

Një rojë private ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës,  pasi nuk ka njoftuar policinë për vjedhjen e një sasie monetare nga kompania dhe nuk monitori kamerat e sigurisë. Policia njofton se bëhet fjalë për 58-vjeçarin me iniciale A. H., i cili ishte edhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen 14-të të Durrësit.

“Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë”, thuhet në njoftim.  

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos