Vijojnë masakrat në Meksikë, gjenden të pajetë 14 persona

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 09:48 | Bota
Vijojnë masakrat në Meksikë, gjenden të pajetë 14

Trupat e pajetë të 14 personave janë gjetur në shtetin meksikan të Zacatecas ditën e premte. Lajmi është konfirmuar nga qeveria, pasi dhuna në vend vijon të rritet ndjeshëm.

Zyrtarët vendas thanë në një deklaratë se ishin duke hetuar për shkakun e vdekjes së 14 personave. Kufomat, të mbështjellë me batanije në anë të rrugës, u gjetën në Fresnillo, një nga qytetet më të mëdha të shtetit të minierave.

Edhe pse pjesa më e madhe e Meksikës vijon të qëndrojë e izoluar për shkak të pandemisë, sërish numri i vrasjeve është rritur në nivele rekord.

Po të premten, shefi i policisë së Mexico City-it i shpëtoi një atentati edhe pse mori tre plumba. Autorët e ngjarjes mendohet të kenë qenë pjesëtarë të kartelit famëkeq të drogës në Jalisco “New Generation”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/26/karteli-i-droges-ne-jalisco-atentat-shefit-te-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos