Vijojnë mrekullitë mes rrënojave në Turqi

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 20:08 | Bota

Një tjetër mrekulli ndodhi mbrëmjen e sotme në Kahramanmaraş, plot 258 orë pas tërmeteve shkatërrimtare që u kanë marrë jetën mbi 41 mijë personave në Turqi e Siri.

Gruaja e quajtur Neslihan Kılıç, e cila mbeti e bllokuar në rrënojat e zonës Ebrar, e cila u shkatërrua nga tërmeti, u shpëtua dhe është shëndoshë e mirë.

Kjo i ka dhënë më shumë zemër ekipeve të kërkim – shpëtimit, të cilët janë inkurajuar dhe shpresojnë shumë që të nxjerrin të tjerë persona të gjallë nga rrënojat.

Pavarësisht se kjo është disi e vështirë me kalimin e minutave, pasi është një periudhë e gjatë pa ngrënë dhe pa pirë, çka bën që një qenie njerëzore të mos i mbijetojë dot.

Por duke parë dy mrekullitë e ndodhura sot, ku gjatë ditës u shpëtua e gjallë një 17-vjeçare, ata ende nuk i kanë humbur shpresat se mrekulli të tjera do të vijnë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/mbijeton-mbi-10-dite-pa-ngrene-nen-rrenoja-ndodh-mrekullia-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/momenti-emocionues-kur-nena-bashkohet-me-foshnjen-6-muajshe-qe-u-gjet-rastesisht-nga-fqinji-e-gjalle-nen-rrenoja/
https://a2news.com/2023/02/16/shkembi-ndahet-ne-dysh-dhe-ngec-ne-shtepine-e-te-moshuares-evakuohet-nje-fshat-i-tere-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/po-zeme-morra-te-mbijetuarit-e-termetit-ne-turqi-probleme-me-higjienen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos